BASHKIA DROPULL ORGANIZON KONFERENCËN PËRMBYLLËSE NË KUADËR TË PROJEKTIT MBI MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË MINORITETIT GREK

unnamed

Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të projektit një vjecar me titull “Diversiteti etnik, një faktor i rëndësishëm në zhvillimin lokal”, bashkia Dropull organizoi më datë 14 janar 2016, konferencën përmbyllëse të këtij projekti mjaft të rëndësishëm për minoritetin grek.

Konferenca pati një gjithëpërfshirje të komunitetit dhe kjo gjë u vu re në pjesëmarrjen e vendimmarrësve lokalë, administratës publike, kryetarëve të fshatrave dhe banorëve të zonës. Në këtë konferencë u prezantuan gjithë aktivitetet e realizuara në harkun kohor prej një viti si dhe u diskutua mbi cështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin, kulturën dhe të drejtat në përgjithësi të minoritetit grek që jeton dhe punon në Shqipëri.

Kjo konferencë u pa si një mundësi për të trajtuar një sërë problematikash që prekin minoritetin grek në Shqipëri dhe që kanë të bëjnë më së shumti me zhvillimin social dhe ekonomik të kësaj zone si dhe ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe kulturës si boshti themelor i bashkëegzistencës dhe diversitetit harmonik në zonë. Në këtë konferencë ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e këtij projekti të Këshillit të Evropës në Tiranë Znj. Eglantina Gollaj si dhe drejtues të bashkisë së Dropullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *