ELIDA CEKA, QËNDISTARJA DUARARTË E KOSTUMEVE POPULLORE

3

Prej vitesh duart e saj kanë qëndisur me dhjetra kostume popullore për familjet dropullite, duke u bërë pjesë e festave dhe gëzimeve të tyre. Elida Ceka, e cila që prej vitit 1989 ka nisur profesionin e saj fillimisht si modeliste dhe më pas e specializuar edhe në Athinë e ka përqëndruar punën në krijimin dhe prodhimin e kostumeve karaktereristike të zonave të ndryshme si atë të Lunxhërisë, Dropullit të Poshtëm, Dropullit të Sipërm, Konicës dhe të Epirit. Për shumë vite duart e saj të arta kanë prodhuar një larmishmëri kostumesh dhe jo vetëm, por edhe aksesorë të tjerë zbukurues me motive të frymëzuara nga tradita. Me origjinë nga Lunxhëria, ajo e ka vendosur aktivitetin e saj në fshatin Dervician ku ka ngritur dhe familjen e saj.

Origjinaliteti dhe cilësia e qëndisjes e kanë bërë atë të jetë një nga artizanet më të kërkuara të zonës, e cila ka prodhuar me dhjetra kostume për gra e burra dhe fëmijë, të cilët i kanë veshur ato në festa të ndryshme dhe janë bërë një nga asetet kryesore të familjeve minoritare. Ajo në të njëjtën kohë është edhe transmetuese e këtij zanati tek brezat e rinj duke trajnuar moshat e reja për qëndisjen tradicionale. Kjo vazhdimësi tradite, në duart e një gruaje të re dhe të apasionuar si Elida garanton ruajtjen e vlerave të zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *