Hyrje

Bashkia e Dropullit ndodhet ne jug te Shqiperise ne kufi me Greqine. Shtrihet ne te dyja anët të lumit Drino. Nga perendimi shtrihet gjate rezës së Malit të gjerë ne lashtesi Qravnian, malit Drianos, malit Stugar, në lashtesi “Stygan”. Në lindje shtrihet reeye malit Bureto, ne lashtesi «Meropos” e zonarja. Ndersa krahina e Pogonit shtrihet midis malit te Nemerçkes, ne lindje, Buretos në perendim, dhe malit Makrikambos ne jug.

Bashkia e Dropullit përbehet nga tri njesi administrative, ku të tria njesi administarive bëjne pjesë ne të njejtën krahinë etnokulturore. Kanë një pasuri te rrallë etnokulturore ku karakterizohet nga malet e bukura kostume të paçura, këngë polifonike dhe motive epirote të klarinetës, pra Bashkia e Dropullit eshtë Bashkia e pakicës etnike Greke.

Njesitë administrative të Bashkisë së dropullit janë:

  • Njesia administrative e Dropullit të Sipërm , ish Komuna e dropullit të Sipërm e cila përfshin 18 fshatra. Numri i popullsisë 9.247 banorë. Sipërfaqia 156,7 km2. Dega kryesore e ekonomisë: blektoria, bujqesia, tregëtia.
  • Njesia administrative e Dropullit të Postëm ish Komuna e Dropullit të Poshtëm e cila përfshin 16 fshatra. Sipërfaqia 105,3 km2. Popullsia 8,303 banorë. Dega kryesore e ekonomisë: bujqesia, blektoria, tregëtia.
  • Njesia administrative e Pogonit ish Komuna e Pogonit. Numri i poçpullsisë: 2,643 banorë. Sipërfaqia 177 km2. Dega kryesore e ekonomisë. blektoria, vreshteria, e cila eshtë e përmentur për ritjen e hardhisë dhe punimin e vozave prej druri lisi.

Krzeqendra e Bashkisë eshtë Jorgucati. Sipas regjistrimit civil numeron 23,131 banor. Shtrihetnë një sipërfaqie prej 466,67 km2 me një densitet prej 49,56 banorë/km2.
Të gjitha njesitë administrative aktualishtë janë pjesë e Rethit të Gjirokastrës dhe të Qarkut Gjirokastër.