ZYRA ME NJE NDALESE

SISTEMI I INTEGRUAR I ZYRE ME NJE NDALESE
Me hyrjen në fuqi të Reformës së re Administrativo-Territoriale, ligji nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor, ka qenë një nga tre objektivat strategjik të reformës administrative -territoriale.

Si rrjedhojë, Bashkia Dropull ka ndërmarrë disa veprime konkrete për të garanuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të shpejta për qytetarët që janë pjesë e njësive administrative të saj. Në funksion të ofrimit të shërbimeve administrative për qytetarët dhe bizneset, Bashkia Dropull ka vënë në funksion sistemin e zyrave të integruara me një ndalesë i cili është i shtrirë aktualisht në Bashkinë Dropull dhe ne tre njësi administrative ku dhe ofrohen shërbime administrative, perkatesisht ne Njesite Dropull i Siperm , Poshtem dhe Pogon . Të gjithë banorët e këtyre njësive administrative, mund të aplikojnë dhe të marrin shërbime pranë njësive administrative më të afërta, duke u paraqitur në një zyrë të vetme.

Në funksion të mirëfunksionimit dhe konsolidimit të Sistemit të Integruar të Zyrave me 1 Ndalesë , Bashkia Dropull kërkon mundësinë e zgjerimit të sistemit në pesë njësi administrative të tjera, duke garantuar ofrimin e shërbimeve publike në të gjitha njësitë administrative në mënyrë të shpejtë, efikase, transparente dhe me cilësi të lartë nëpërmjet një sistemi të integruar.
Shërbime të Përgjithshme
1. Ankesë
2. Kërkesë për informacion
3. Kërkesë e përgjithshme

Sektori i Urbanistikës
1 Kërkesë për kryerje punimesh
Sektori i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit
1. Kërkesë për pranim të personave të moshuar në institucionet rezidenciale
2. Kërkesë për strehim
Sektori i Ndihmës Ekonomike
1. Vërtetim që trajtohet me ndihmë ekonomike
2. Vërtetim që trajtohet me pagesë për aftësi ndryshe
3. Vërtetim për trajtimin me pagesën e shtesës së invaliditetit
4. Vërtetim që trajtohet me pagesë verbërie
5. Vërtetim që trajtohet me pagesë për paraplegjikë dhe tetraplegjikë
6. Vërtetim kujdestarie
Sektori i Bujqësisë
1. Vërtetim që banori është pajisur me tokë bujqësore sipas ligjit Ligj Nr. 7501
2. Vërtetim për ushtrim aktiviteti bujqësor dhe blegtoral

Sektori i Burimeve Njerëzore
1. Aplikim për punë

Sektori i të Ardhurave
1. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve vendore

Sektori i Mjedisit dhe Pyjeve
1. Kërkesë për marrje/ose dhënie në përdorim të një sipërfaqe të caktuar pyjore/dhe kullosore për një aktivitet të caktuar ekonomik.

Sektori i Emergjencave Civile
1. Kërkesë për perfitim ndihme financiare në rast djegie banese.
2. Kërkese për përfitim ndihme ekonomike në rast fatkeqësish natyrore.

Sektori i Arsimit
1. Kërkesë për burse studimi

Sektori i Protokoll-Arkivit
1. Kërkesë për fotokopje dokumenti arshivor njëhsuar me origjinalin
Sektori i Gjendjes Civile
1. Vërtetim saktësim adrese banimi
2. Vërtetim identiteti
3. Vërtetim për takim me të burgosur
4. Vërtetim për zhvillim ceremonie varrimi
5. Vërtetim për korrigjim emri/mbiemri

Sektori i Financës
1.Kërkesë për shpërblim lindjeje
2.Vërtetim page